Ndërlidhjet

Erdogan kritikon zhbllokimin e Twitter-it


Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka hequr ndalesën qeveritare për Twitter-in.

“Ne i bindemi aktgjykimit sepse vjen nga Gjykata Kushtetuese. Por, nuk pajtohem me të”, ka thënë Erdogan.

Ndalesa e rrjetit të njohur social është hequr të enjten.

Kryeministri Erdogan ka urdhëruar bllokimin më 21 mars, pasi qytetarët e kanë përdorur Twitter-in për të përhapur akuzat për korrupsion kundër rrethit të tij të brendshëm.
XS
SM
MD
LG