Ndërlidhjet

logo-print

Tri vajzat e Pussy Riot shkarkohen nga disa akuza


Tri anëtaret e Pussy Riot

Tri anëtaret e Pussy Riot

Një gjykatë në Moskë ka ulur dënimet për anëtaret e grupit rus Pussy Riot.

Gjyakata ka shfuqizuar akuzat për nxitje të urrjetjes fetare kundër Nadezhda Tolokonnikovas, Maria Alyokhinas dhe Yekaterina Samutsevichit, duke lënë valide vetëm akuzat për huliganizëm.

Të trija ato janë arrestuar në vitin 2012, pasi kanë bërë një performancë kundër presidentit Vladimir Putin, në një katedrale të Moskës, dhe janë dënuar me nga dy vjet burg.

Dënimi i Samutsevichit është zëvendësuar më pas me dënim me kusht.

Tolokonnikova and Alyokhina janë liruar nga burgu në dhjetor të vitit të kaluar - dy muaj para përfundimit të dënimit - si pjesë e amnistisë së mbështetur nga Putini.

Të rija vajzat kanë kërkuar që çështja e tyre të rishikohet.

Vendimi i sotëm ua ka ulur dënimet për një muaj.
XS
SM
MD
LG