Ndërlidhjet

Koreja Jugore teston raketë të re balistike


Ilustrim

Ilustrim

Koreja e Jugut ka testuar me sukses një raketë të re balistike, me rreze të veprimit 500 kilometra.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut ka testuar një raketë me rreze të mesme.

Ministria e Brendshme jugkoreane ka thënë se raketa e re mund të godasë objektet ushtarake të Koresë së Veriut në pjesët më të largëta të vendit.

Koreja e Jugut ka miratuar një ndalesë vullnetare të zhvillimit të raketave balistike me rreze më të gjerë se 300 kilometra, por në vitin 2012, në bazë të një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, ndalesa është hequr, për t’iu kundërvënë lëvizjeve agresive të Phenianit.
XS
SM
MD
LG