Ndërlidhjet

Qeveria: Përparim në qasjen në dokumentet zyrtare


Prishtinë
Prishtinë
Zyra e kryeministrit të Kosovës ka dërguar në Kuvend Raportin gjithëpërfshirës të institucioneve publike për realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike për vitin 2013.

Qeveria, sipas këtij dokumenti, vlerëson përparim në këtë fushë.

Krahasuar me vitin paraprak, realizimi i së drejtës për qasje në dokumente publike ka shënuar ngritje në raport me refuzimin e kërkesave për qasje në dokumente publike, thuhet në Raport.

Shprehur në përqindje del se realizimi i kësaj të drejte nga 89.5 për qind në vitin 2012 është ngritur në 91.7 për qind në vitin 2013, sipas qeverisë.

Ndërkaq, refuzimi i kërkesave për qasje në dokumente publike nga 6.9 për qind në vitin 2012, ka rënë në 1.9 për qind në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG