Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë zgjasin armëpushimin


Pakistan
Pakistan
Talibanët pakistanezë kanë thënë se kanë zgjatur armëpushimin e marsit, në mënyrë që t’i japin kohë qeverisë për të liruar të burgosurit dhe për të tërhequr trupat e saj.

Zëdhënësi i grupit, Tehrik-e Taliban, Shahidullah Shahid, ka thënë se armëpushimi do të vazhdojë deri më 10 prill.

Njoftimi vjen një ditë pasi qeveria ka liruar se paku 16 udhëheqës fisnorë nga Vaziristani Jugor.

Grupi militant kërkon lirimin e rreth 800 të burgosurve që mbahen nga qeveria.

Ai po ashtu kërkon që forcat pakistaneze të tërhiqen nga një zonë kufitare pranë Afganistanit për të krijuar një “zonë të sigurt”.

Qeveria ka nisur bisedimet me këtë grup në muajin shkurt në përpjekje për t’i dhënë fund kryengritjes së militantëve që ka nisur më 2007.
XS
SM
MD
LG