Ndërlidhjet

Ukraina ndalon tregtinë ushtarake me Rusinë


Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Vitaly Yarema.
Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Vitaly Yarema.
Ukraina ka njoftuar se ka ndaluar tregtinë e pajisjeve ushtarake me Rusinë.

Zëvendëskryeministri Vitaly Yarema u ka thënë gazetarëve në Kiev se Ukraina nuk mund të bëjë prodhime ushtarake për Rusinë, të cilat më vonë mund të përdoren kundër vendit të tij.

Sipas Yaremas, vendimi është marrë nga kryeministri Arsneiy Yatsenyuk.

Shumë fabrika në Ukrainë, të cilat prodhojnë pajisje ushtarke, eksportojnë prodhimet e tyre në Rusi.

Yarema ka thënë se Ukraina është duke shikuar seriozisht për tregje të reja.
XS
SM
MD
LG