Ndërlidhjet

Ukraina refuzon kryesimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura


Minsk
Minsk
Bjellorusia ka marrë kryesimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarur nga Ukraina, e cila ka refuzuar të udhëheqë organizatën.

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey, ka thënë se Bjellorusia, si kryesuese e re e kësaj Bashkësie, do të mbështesë forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore brenda bashkësisë.

Qeveria e Ukrainës, e cila ka ardhur në pushtet në fund të shkurtit, pas rrëzimit të presidentit Viktor Yanukovych, i ka propozuar parlamentit që të tërhiqet nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura, pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

Këtë Bashkësi e përbëjnë ish-republikat sovjetike.
XS
SM
MD
LG