Ndërlidhjet

logo-print

SHBA do të rivlerësojë rolin në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vlerësojnë nëse do të vazhdojnë me rolin e tyre në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme, për shkak të mungesës së përparimit në negociatat midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

Duke folur në Marok, Kerry ka thënë se përpjekjet amerikane në Lindjen e Mesme nuk janë pa fund dhe se do të ketë kufizim të kohës që Uashingtoni mund të shfrytëzojë për këtë proces.

Kerry ka thënë se ka ende hendek midis palëve dhe se ai hendek duhet të mbyllet shumë shpejt.

“Vetë palët duhet të marrin vendime dhe kompromise thelbësore”, ka thënë Kerry.
XS
SM
MD
LG