Ndërlidhjet

Hague: Evropa të mos relaksohet ndaj Rusisë


Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague.
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague.
Ministrat e Bashkimit Evropian kanë thënë se blloku duhet të jetë i gatshëm për të vendosur sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë, porse tani nuk është koha për masa të tjera.

Duke folur në një takim joformal të ministrave të Jashtëm evropianë në Greqi, sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se “Evropa nuk duhet të relaksohet”.

Ai ka thënë se situata është ende e rrezikshme, sepse Rusia vahzdon të ketë mijëra trupa pranë kufirit me Ukrainën.

Ministri i Jashtëm holandez, Frans Timmermans, ka thënë po ashtu se situata mbetet e tensionuar.
XS
SM
MD
LG