Ndërlidhjet

Schumacher tregon “momente të zgjimit”


Michael Schumacher

Michael Schumacher

Kampioni i Formulës 1, Michael Schumacher, ka treguar “momente të zgjimit” nga koma, ka bërë të ditur zëdhënësja e tij.

Schumacher ka pësuar dëmtime të rënda të trurit gjatë një incidenti me ski, dhjetorin e kaluar në Francë.

Zëdhënësja Sabine Kehm ka thënë se nuk do të zbulojë detaje, sepse do të mbrojë privatësinë e familjes.

Shtetasi gjerman është vozitësi më i suksesshëm në botë i Formulës 1. Ai ka fituar 91 gara.
XS
SM
MD
LG