Ndërlidhjet

Raportuesja për minoritete e OKB-së do vizitojë Ukrainën


Ukrainë

Ukrainë

Raportuesja e Kombeve të Bashkuara për çështje të minoriteteve ka njoftuar se do të vizitojë Ukrainën, për të hetuar shqetësimet e komuniteteve pakicë të vendit.

Rita Iszak pritet të vizitojë Ukrainën nga data 7 deri më 13 prill.

Në një deklaratë të shkruar, ekspertja hungareze ka thënë se ajo do të bisedojë me minoritete kombëtare, etnike, fetare dhe gjuhësore.

Izsak do të qëndrojë në Kiev, Uzhgorod, Odesa dhe Donetsk.

Thuhet se ajo ka kërkuar qasje edhe në Krime, rajonin ukrainas që është ankesuar nga Rusia.
XS
SM
MD
LG