Ndërlidhjet

Yatsenyuk: Bisedime urgjente për ta importuar gazin nga BE-ja


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, ka thënë se Ukraina është duke zhvilluar bisedime “emergjente” me vendet fqinje të Evropës, për të mundësuar importimin e gazit natyror nga Perëndimi.

Bisedimet po mbahen pasi që Rusia një ditë më parë, ka bërë me dije se e ka rritur çmimin për gazin natyror; që do ta dërgoj në Ukrainë.

Vetëm në javën e fundit, Rusia e ka rritur dy herë çmimin e gazit natyror duke e dy e tre fishuar nga çmimi paraprak.

Yatsenyuk tha sot se vendi i tij po shqyrton mundësinë që të importoj gazin nga rezervat e Sllovakisë, Hungarisë dhe Polonisë.

Yatsenyuk e ka dënuar rritjen e çmimit të gazit nga ana e Rusisë.

50 për qind e nevojave të gazit të Ukrainës importohen nga Rusia.

Rusia në anën tjetër e shfrytëzon Ukrainën si korridor për shitjen e gazit në vendet e BE-së.
XS
SM
MD
LG