Ndërlidhjet

Poloni: Kapen 150 kilogramë heroinë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Poloni kanë bërë me dije se punonjësit doganorë kanë kanë gjetur një sasi të heroinës në vlerë prej 10 milion dollarësh.

Heroina, sipas autoriteteve polake, ishte fshehur në një kamion që po vinte nga Ukraina.

Konfiskimi i 150 kilogramëve të substancës është përshkruar si një nga konfiskimet më të mëdha në Evropë, në vitet e fundit.

Shërbimi doganor polak ka bërë me dije se droga kishte qenë e vendosur në gjithsej 300 qese të plastikës dhe se kamioni me këtë sasi kishte tentuar që të hyjë në Poloni, të peremten në mëngjes, përmes qytetit Medyka.
XS
SM
MD
LG