Ndërlidhjet

Përleshje fizike në parlamentin e Gjeorgjisë


Ilustrim
Ilustrim
Në Gjeorgji është pezulluar për pak kohë debati parlamentar për shkak se gjatë seancës së të pretmes ka shpërthyer një përleshje midis ligjvënësve, kur po diskutohej për legalizimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.

Përplasja e së premtes ka përfshirë anëtarët e partisë që janë pjesë e pushtetit dhe ata të Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, që janë pjesë e opozitës.

Tensionet janë shtuar kur deputeti i opozitës Giorgi Kandelaki është tallur me kryeministrin Irakli Garibashvili, duke thënë se ky projektligj është propozuar me qëllim të mbrojtjes së interesave personale.

Antari i koalicionit qeverisës Gela Gelashvili ishte kundërpërgjigjur me vulgaritet, përgjigje e cila ka bërë që të nisin grushtimet.

Seanca ka vazhduar vetëm atëherë kur nga drejtuesi i seancës është ftuar sigurimi, i cili edhe e ka vënë situatën nën kontroll.
XS
SM
MD
LG