Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: Përleshje mes policisë dhe demostruesve


Ilustrim

Ilustrim

Protestues nga e gjithë Evropa janë përleshur sot me poloicinë në Bruksel teksa po hedhnin gurë në drejtim të dritareve të selisë së Bashkimit Evropian.

Policia ka bërë me dije se tetë protestues dhe tre policë janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra derisa 16 të tjerë mësohet se kanë marrë plagë të vogla.

Protesta ishte thirrur nga sindikata për të protestuar kundër masave të kursimit, të imponuara nga qeveritë në të gjithë Evropën, në përgjigje të rënies ekonomike.

Demonstruesit thanë se duan të tërheqin vëmendjen për papunësinë e të rinjëve dhe problemet tjera që i kanë, dhe këto ti shfaqin para muajit maj, kur pritet të mbahen zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Zyrtarë nga BE kanë bërë me dije se rreth 40 mijë persona kanë marrë pjesë në protestë.

Policia në anën tjetër ka njoftuar se në protestë ishin afro 25 mijë e 500 veta.
XS
SM
MD
LG