Ndërlidhjet

Afganistan: Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e së shtunës


Ilustrim
Ilustrim
Afganët po bëjnë përgatitjet e fundit për të votuar të shtunën në zgjedhjet presidenciale.

Në Prag të votimit, Afganistani është goditur nga disa raste të dhunës.

Rasti i fundit ka ngjarë sot kur një polic afgan ka hapur zjarrë ndaj dy gazetareve të agjencisë Associated Press.

Sulmi i së premtes vrau gazetaren gjermane e shpërblyer me çmimin Pulitzer për gazetari ndërsa la të plagosur një gazetare kanadeze.

Presidenti në largim Hamid Karzai e ka dënuar sulmin dhe ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm.

Militantët talebanë kanë kërcenuar se me sulme të ndryshme do të prishtin zgjedhjet e së shtunës.

Zgjedhjet, nga ana e militantëve, konsiderohen si një farsë e orkestruar nga vendet perëndimore.

Sido që të jetë, votuesit atje do ta zgjedhin personin i cili do ta zëvenrdësoj Hamid Karzain.

Karzai mban këtë post që nga vitit 2001, kohë në të cilën forcat e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara e kanë rrëzuar regjimin taliban.
XS
SM
MD
LG