Ndërlidhjet

SHBA: Ekspozohen vizatimet i ish-presidentit Bush


George Bush i riu
George Bush i riu
Ish-presidenti amerikan, George Bush i riu, do t’i paraqes sot vizatimet në ekspozitën e parë të punimeve të tij.

Në ekspozitën në Muzeun presidentical të zotit Bush në Dallas të Teksasit, do të paraqiten vizatimet e personaliteteve të tilla siç janë, presidenti rus, Vladimir Putin, ish-presidenti i ndjerë çek, Vaclav Havel, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, presidenti afgan, Hamid Karzai, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Më një video në hapje të ekspozitës, George Bush thotë se ai kishte pasur rastin t’i njihte disa liderë botërorë gjatë presidencës së tij dhe kishte ndjerë dëshirë që t’i paraqiste në vizatimet e tij.

Në intervistën në rrjetin televizin NBC, së bashku me vajzën e tij Jenna Bush, ish-presidenti amerikan tha se ai nuk ishte “artist i madh” por besonte se Rembrandti ishte i bllokuar në trupin e tij.

George Bush i riu ishte president në dy mandate në periudhën 2001 – 2009.
XS
SM
MD
LG