Ndërlidhjet

Ukrainë: Ngritja e çmimeve – agresion ekonomik i Rusisë


Një pajisje e gazit në Ukrainë
Një pajisje e gazit në Ukrainë
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, e ka akuzuar Rusinë për “agresion ekonomik” dhe është kërcënuar me padi kundër Rusisë për shkak të rritjes së fundit të çmimeve për furnizim me gaz.

Zoti Yatsenyuk, sot në mbledhjen e qeverisë, theksoi se “Rusia nuk kishte aftësi ta okupoj Ukrainën nëpërmjet agresionit ushtarak, ndërsa tash ata po implementojnë plane për okupim të Ukrainës me agresion ekonomik”.

Këto komente u bënë pasi Rusia, këtë javë, dy herë i ka ngritur çmimet e gazit për Ukrainën , duke e rritur atë prej 285.5 dollarë amerikanë për 1 mijë metra kub, në 485.5 dollarë amerikanë.

Zyrtarë ukrainas kanë thënë se këtë çështje planifikojnë ta paraqesin në një gjykatë të arbitrazhit në Stokholm të Suedisë.
XS
SM
MD
LG