Ndërlidhjet

Afganistan: Për shkaqe sigurie – janë mbyllur disa vendvotime


Pamje e njerëzve duke pritur për të votuar në zgjedhjet presidenciale në Afganistan
Pamje e njerëzve duke pritur për të votuar në zgjedhjet presidenciale në Afganistan
Komisioni Zgjedhor i Afganistanit thotë se 211 prej afro 6 mijë vendvotimeve në zgjedhjet presidenciale në gjithë vendin, janë mbyllur për shkak të shqetësimeve për siguri.

Këtë mbyllje të vendvotimeve e ka shpallur sot shefi i komisionit, Ahmad Yousuf Nuristani, i cili, poashtu, ka njoftuar se votimet do të vazhdojnë për një orë, për shkak se shumë njerëz nuk ia dolën të arrijnë në vendvotime për shkak të shiut të madh.

Zoti Nuristani ka thënë se në provincën veriperëndimore Baghdis, në dhunën e ndërlidhur me zgjedhje, është vrarë një votues. Në një incident tjetër në provincën Kandahar, janë plagosur katër vetë.

Zgjedhjet e sotme presidenciale në Afganistan paraqesin transferin e parë demokratik të autoritetit në historinë e këtij vendi.
XS
SM
MD
LG