Ndërlidhjet

SHBA: Marrëveshja me Iranin përpilohet në maj


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni
Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara thotë se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore do ta fillojnë hartimin e marrëveshjes gjithpërfshirëse atomike gjatë muajit të ardhshëm.

Këto komente para gazetarëve ky zyrtar i ka bërë mbrëmë vonë në Uashington, para rundit të ri të bisedimeve në Vjenë, më 8 dhe 9 prill.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore e kanë arritur një marrëveshje të përkohshme në Gjenevë të Zvicrës, muajin e kaluar.

Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar t‘i pezulloj disa aktivitete atomike për gjashtë muaj në këmbim për zbutje të pjesërishme të sanksioneve.

Zyrtari amerikan, poashtu, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë informacione që sugjerojnë se marrëveshja “naftë për mallra” ndërmjet Iranit dhe Rusisë është implemtuar ose finalizuar.
XS
SM
MD
LG