Ndërlidhjet

SHBA: Kinezi akuzohet për shkelje të sanksioneve


Ilustrim
Ilustrim
Një shtetas i Kinës po ballafaqohet me akuza penale në Shtetet e Bashkuara për konspiracion për të eksportuar prodhime, që kanë zbatime atomike në Iran.

Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar mbrëmë vonë se personi, Sihai Cheng, e ka furnizuar me mijëra pjesë, kompaninë Eyvaz, e cila është e involvuar në programin atomik iranian, që është shkejle e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Personi Cheng, që e ka selinë në Shangai të Kinës, është i dyshuar se ka bërë konspiracion me një iranian për ta furnizuar ilegalisht Iranin nëpërmjet Kinës, me një pajisje të prodhimit amerikan.

Sipas autoriteteve amerikane, Cheng ishte arresatuar në Britani, në shkurt të këtij viti, sipas fletarrestit amerikan. Ai është në pritje të dëgjimit në muajin qershor lidhur me ekstradimin e tij eventual në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG