Ndërlidhjet

BE: Rusia dhe Ukraina t’i ulin tensionet


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë përkushtuar për ta vazhduar dialogun me Rusinë për uljen e tensioneve lidhur me aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës.

Megjithatë, ministrat e jashtëm përsëri kanë tërhequr vërejtjen se BE-ja duhet të jetë e gatshme për të imponuar sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, nëse ajo vazhdon të kërcënohet ndaj rajonit.

Duke folur sot në Athinë të Greqisë, në një takim joformal të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha se BE do të vazhdoj të konsultohet me Rusinë, derisa Brukseli përgatitet të nënshkruaj marrëveshje tregtare dhe politike me ish-vendet sovjetike, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, në muajin qershor.

Duke e komentuar rritjen e çmimit të gazit rus për Ukrainën, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se nuk është në interes të Rusisë që ta ketë një “shtet në shkatërrim” në kufirin e saj.
XS
SM
MD
LG