Ndërlidhjet

Ukrainë: Shërbimi sekret i ka arrestuar 15 vetë


Pamje nga qendra e Kievit në Ukrainë

Pamje nga qendra e Kievit në Ukrainë

Shërbimi sekret i Ukrainës (SBU) thotë se i ka arrstuar 15 vetë të dyshuar për komplot për përmbysje të autoriteteve në rajonin lindor Luhansk, i banuar me popullatë shumicë rusishtfolëse.

Ky shërbim ka thënë se gjatë operacionit të sigurisë janë konfiskuar 300 pushkë automatike, garanata të ndryshme, e armatime të tjera.

Shërbimi ka njoftuar se “një grup i sulmuesve ka planifikuar marrjen e autoritetit me armë më 10 prill në rajonin Luhansk, nëpërmjet frikësimit të popullatës paqësore dhe me përdorim të armatimit dhe eksplozivit”.

Nuk janë dhënë emra apo detaje të tjera lidhur me këtë komplot.

Ky njoftim u bë pasi Shërbimi i Sigurisë i Rusisë më herët ka thënë se këtë javë i ka arrestuar 25 ukrainas, për dyshime se kishin planifikuar sulme në Rusi.
XS
SM
MD
LG