Ndërlidhjet

Afganistan: Karzai dhe liderët botërorë i përshëndeten zgjedhjet


Anëtarët e komisioneve zgjedhore duke i numëruar votat
Anëtarët e komisioneve zgjedhore duke i numëruar votat
Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe liderët perëndimorë e kanë përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.

Zoti Karzai tha se zgjedhjet ishin “sukses”, ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama, vlerësoi se votimet paraqesin “një moment tjetër historik të rëndësishëm në të cilin afganët e marrin përgjegjësinë e plotë për vendin e tyre”.

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, zgjedhjet i ka përshkruar si “e arritur e madhe” për popullin afgan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e lavdëroi “entuziazmin” e votuesve dhe “punën e jaashtëzakonshme” nga forcat e sigurisë së Afganistanit.

Vlerësohet se në zgjedhjet e djeshme presidenciale për të votuar dolën 58% e atyre që kanë të drejtë vote.

Këto zgjedhje shihen si hap madhor në transferin e parë demokratik të autoritetit në këtë vend.

Ka pasur raporte për mungesa të fletëvotimeve dhe dhunë sporadike në gjithë vendin.

Pritet që rezultatet finale të shpallen pas disa ditëve.
XS
SM
MD
LG