Ndërlidhjet

Aleanca veriatlantike ia ka hapur rrugën Kosovës për anëtarësim eventual në NATO.

Gjatë një takimi të djeshëm në Riga të Lituanisë, Asambleja Parlamentare e NATO-së i ka dhënë dritën jeshile Parlamentit të Kosovës, për të qenë vëzhguese e punëve të këtij organi të aleancës.

“Kuvendi i Kosovës e ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-së”, ka shkruar shefi i delegacionit lituanez në këtë trup, Ojars Eriks Kalnins, në rrjetin Twitter.

Mbrëmë vonë lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Pandeli Majko.
XS
SM
MD
LG