Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: BE unike në sanksione kundër Rusisë


Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se “askush nuk duhet të dyshoj” në gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të imponuar sanksione më të ashpra kundër Rusisë, nëse ajo ndërmerrë hapa të mëtejshëm për ta shkelur integritetin territorial të Ukrainës.

Gjatë fjalimit në një takim të Partisë Demokristiane të saj, zonja Merkel tha se “ne të gjithë në Evropë kemi dallime, por ne kemi fatin e mirë që jemi unik dhe së bashku do të marrin vendim”.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tashmë kanë imponuar sanksione kundër individëve nga Rusia dhe Ukraina, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

Në një takim të djeshëm në Greqi, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së përsëri kanë tërhequr vërejtjen se BE-ja duhet të jetë e gatshme për imponim të sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë.

Megjithatë, ministrat kanë shprehur përkushtim për ta vazhduar dialogun me Rusinë, për uljen e tensioneve, për shkak të aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.
XS
SM
MD
LG