Ndërlidhjet

Irak: Vazhduan luftimet në provincën Anbar


Pjesëtarë të forcave qeveritare të Irakut që marrin pjesë në luftimet me militantët në provincën Anbar

Pjesëtarë të forcave qeveritare të Irakut që marrin pjesë në luftimet me militantët në provincën Anbar

Në provincën perëndimore Anbar në Irak ka pasur luftime të reja.

Agjencia AP i ka cituar zyrtarët, që kanë folur në kushte të anonomitetit, se së paku 15 ushtarë janë vrarë gjatë një ekplodimi në një shtëpi dhe luftimeve të pastajme me militantët.

Në raport thuhet se kjo ndodhi sot afër qytetit Falluxha.

Radio Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, ka raportuar se në këtë qytet kanë vazhduar të shtënat artilerike, ndërsa së paku dy vetë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Në të dhënat më të reja të publikuara nga Spitali i Përgjithshëm në Falluxha, thuhet se së paku 199 njerëz janë vrarë dhe afro 950 janë plagosur gjatë 90 ditëve të kaluara.

Përleshjet në provincën Anbar kanë filluar para tre muajsh, kur militantët e al-Kaidës e morën kontrollin ndaj qytetit Falluxha dhe pjesëve të qytetit të afërt, Ramadi.
XS
SM
MD
LG