Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi afër Bagdadit – 6 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Irak

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Irak

Zyrtarët irakianë thonë se persona të armatosur sot i kanë vrarë gjashtë vetë në një vendbanim në jug të kryeqytetit Bagdad.

Personat e panjohur dhe të armatosur i kishin rrëmbyer 6 vetë në pjesë të ndryshme të qytetit Latifija, i banuar kryesisht me popullatë shumicë sunite, që gjendet 30 kilometra në jug të Bagdadit. Më vonë ata i kishin vrarë të gjashtë personat e rrëmbyer.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto vrasje, që u bënë në një periudhë të shtimit të dhunës në Irak.

Më 30 prill mbahen zgjedhjet e para parlamentare, pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë nga Iraku.
XS
SM
MD
LG