Ndërlidhjet

Donjeck: Protestuesit prorusë depërtuan në ndërtesën qeveritare


Protestuesit prorusë në Donjeck e mbajnë flamurin rus
Protestuesit prorusë në Donjeck e mbajnë flamurin rus
Protestuesit prorusë kanë depërtuar me dhunë në ndërtesën kryesore qeveritare në qytetin Donjeck të Ukrainës, me ç’rast raportohet se është ngritur flamuri rus, ndërsa është larguar ai ukrainas.

Sot më herët gjatë ditës, afro 2 mijë protestues ishin mbledhur afër ndërtesës, duke brohoritur slogane proruse dhe duke hedhur fishekzjarre kundër policisë.

Protestuesit prorusë, janë mbledhur edhe në qytetin Harkov, poashtu në pjesën lindore të Ukrainës, duke kërkuar referendum për federalizimin e këtij vendi.
XS
SM
MD
LG