Ndërlidhjet

Siri: Intensifikohen sulmet e kryengritësve në Damask


Pamje nga Damasku në Siri

Pamje nga Damasku në Siri

Mediat shtetërore në Siri raportojnë se dy njerëz janë vrarë sot nga predhat që kanë rënë afër Shtëpisë së Operës në kryeqytetin Damask.

Ky zhvillim ndodhi derisa janë intensifikuar sulmet e kryengritësve kundër Damaskut.

Dje nga një sulm me predha janë plagosur së paku 22 vetë në kryeqytet.

Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se kryengritësit po synojnë ta ulin presionin ndaj lagjes perifierike Ghuta, që mbahet nga kryengritësit, por që është nën sulme të vazhdueshme të forcave qeveritare.

Ky sulm ndaj lagjes Ghuta është pjesë e përpjekjes së qeverisë për ta forcuar kontrollin në Damask, duke i detyruar kryengritësit që të largohen nga lagjet periferike të kryeqytetit.
XS
SM
MD
LG