Ndërlidhjet

logo-print

Jordani: Përleshje e policisë me refugjatët nga Siria


Pamje nga kampi Zaatari në Jordani ku janë të strehuar refugjatët sirianë

Pamje nga kampi Zaatari në Jordani ku janë të strehuar refugjatët sirianë

Autoritetet e Jordanisë thonë se së paku 22 policë janë dërguar në spital pas përleshjeve me refugjatët nga Siria, në një kamp në pjesën veriore të Jordanisë.

Zyrtarët i kanë hedhur poshtë raportet se një refugjat në kampin Zaatari është vrarë pas trazirave të djeshme.

Zyrtarët thanë se dhuna kishte shpërthyer pasi policia e kishte arrestuar një grup të refugjatëve, që ishte përpjekur të largohej nga kampi në mënyr ilegale.

Banorët e kampit Zaatari, nga ana tjetër, thonë se dhuna kishte shpërthyer pasi një polic i Jordanisë me veturën e tij e kishte lënduar seriozisht një fëmijë sirian.

Ata, poashtu, pretendojnë se numri i refugjatëve të lënduar në trazira ishte shumë më i madh, e jo vetëm tre vetë, sa kanë raportuar zyrtarët.

Në kampin Zaatari strehohen dhjetëra mijëra refugjatë nga Siria.

Prej marsit të vitit 2011, kur ka filluar lufta civile në Siri, nga ky vend janë larguar më se 2.5 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG