Ndërlidhjet

Schaeuble: Papunësia në Greqi nuk është shkaktuar nga BE-ja


Wolfgang Schaeuble

Wolfgang Schaeuble

Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, e ka mbrojtur menxhimin e krizës së borxheve të Greqisë nga ana e Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk ka pasur rrugë më të lehtë për ta shpëtuar këtë vend të ngarkuar me borxhe.

“Papunësia në Greqi nuk është rezultat i politikës evropiane. Një vlerësim i tillë është i gabuar” , tha ministri gjerman në një intervistë për të përditshmen greke, Kathimerini.

Mëtutje, zoti Schaeuble tha se “mos i dëgjoni ata që thonë se ka ekzistuar zgjidhje më e lehtë”, duke iu referuar masave të ashpra të kursimit të kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, raporton AFP nga Athina.

“Të dhënat aktuale ekonomike nga Greqia tregojnë se është në rugë të drejtë” për të ikur nga gjurmët e rënda financiare të mëparshme dhe se “financat publike tashmë janë më të mira se sa ishin paraparë me program”, tha Schaeuble dhe konstatoi se “stabilizimi është më i shpejtë dhe më imirë se sa është pritur”.

Ministri gjerman theksoi se çfarëdo kredie e re për shpëtim, megjithatë, do të jetë “shumë më e vogël se sa dy të mëparshmet”, që në total ishin 240 miliardë euro dhe kushtet përcjellëse do të ishin “më pak të rënda”.
XS
SM
MD
LG