Ndërlidhjet

Ban Ki-moon përshëndetë zgjedhjet në Afganistan


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i ka uruar votuesit në Afganistan për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet presidenciale të 5 prillit.

Në një mesazh të përcjellur përmes zëdhënësit të tij, Ban e ka quajtur votimin historik, dhe një hap të rëndësishëm për tranzicionin demokratik në Afganistan.

Ban tha se votuesit në Afganistan, iu dolën ballë kërcenimeve dhe frikësimeve që ata kishin nga talebanët, të cilët ishin zotuar se do ta pamundësojnë procesin zgjedhor.

Dalja në votime, sipas Ban, ua ka bërë me dije atyre, "se me dhunë, nuk fitohet".

Nga 12 millionë votues të regjistruar, 7 milionë veta kanë marrë pjesë në zgjedhjet e organizuara të shtunën në Afganistan.

Rezultatet e para pritet të publikohen më 24 prill, derisa ato përfundimtaret me 14 maj.

Nëse njëri nga kandidatët për president, nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, atëherë balotazhi mes dy kandidatëve më të votuar, pritet të mbahet më 28 maj.
XS
SM
MD
LG