Ndërlidhjet

Hungari: Vikto Orban e shpallë fitoren në zgjedhje


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Kryeministri hungarez Viktor Orban, e ka shpallur fitoren e tij, në zgjedhjet e Hungarisë.

Teksa ka follur para mbështetësve të tij në kryeqytetin Budapest, Orban ka thënë se rezultati është konfirmim i politikave qeverisëse sipas të cilave do të krijohen vende pune, do të mbështeten familjet e do të ruhet sovraniteti kombëtar.

Nga rreth 96 për qind e votave të cilat janë numëruar deri më tani, partia e Orban ka gjasë që të marrë 133 vende në parlament nga gjithsej 199.

Përqindja e lartë e fitores, tregon se ai mund të formojë lehtësisht qeverinë e re të Hungarisë.

Koalicioni i drejtuar nga Orban ka marrë më shumë se dy të tretat e vendeve, sa është e nevojshme për të bërë ndryshime e paralajmëruara kushtetuese.

Orban 50 vjeç, është përplasur me Bashkimin Evropian në lidhje me politikat e tij rreth fesë ortodokse.
XS
SM
MD
LG