Ndërlidhjet

Siri: Të pakten 29 viktima nga një makinë bombë


Ilustrim
Ilustrim
Një grup i monitoruesve sirianë ka bërë me dije se të paktën 29 persona janë vrarë gjatë të dielës në qytetin lindor, Homs.

Vrasjet janë shkaktuar si rezultat i një shpërthimi të parakohshëm të një makinë bomë që po përgatitej nga rebelët.

Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri, kanë bërë me dije se numri i të vdekurve ka gjasë që të jetë edhe më i madh ngase ka ende persona që nuk dihet për fatin e tyre por edhe për shkak se pas shpërthimit, janë gjetur pjesë të tjera të trupave pos viktimave.

Homs është një bastion i kahershëm i kryengritësve.

Ata kanë qenë për disa muaj të rrethuar nga forcat qeveritare.

Po ashtu gjatë të dielës dy persona janë vrarë nga predhat e hedhura në afërsi të shtëpisë së operës në Damask.

Viktimat janë rezultat i intensifikimit të bombardimeve nga ana e rebelëve, në drejtim të kryeqytetit sirian.
XS
SM
MD
LG