Ndërlidhjet

Millosh Zeman: NATO duhet të dërgoj trupa në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti çek Millosh Zeman ka thënë se perëndimi duhet të ndërmarrë masa më të forta në qoftë se Rusia përpiqet që ta aneksojë pjesën lindore të Ukrainës.

Gjatë një fjalimi në radion shtetërore çeke, Zeman tha se një ndër masat kundër Rusisë do të ishte edhe dërgimi i forcave të NATO-s në Ukrainë.

Gjatë muajit të kaluar, një referendum është mbajtur në Krime që ky gadishull ukrainas të bashkohet me Federatën Ruse.

Komentet e Zeman, janë bërë të dielën kur janë aktivizuar protestuesit pro-rusë ndërsa me forcë kanë hyrë në objekte të ndryshme shtetërore në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG