Ndërlidhjet

Rusia ndalon importimin e qumështit nga Ukraina


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia për mbrojtjen e konsumatorit në Rusi, thotë se i ka pezulluar importet nga gjashtë prodhuesit e qumështit në Ukrainë.

Pas kryerjes së testeve laboratorike, agjencia ruse, përmes një kumtese, ka bërë me dije se kishte gjetur që prodhuesit kishin shkelur rregullat e prodhimit.

Për këtë qëllim, sipas tyre është pezulluar importimi i qumështit nga Ukraina në Rusi.

Kjo masë është edhe një shenjë e përkeqësimit të raporteve mes Ukrainës dhe Rusisë, pas aneksimit të gadishullit Krime.
XS
SM
MD
LG