Ndërlidhjet

Ukrainë: Pro-rusët marrin armë nga objekti i sigurimit shtetëror


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se aktivistët pro-rusë të cilët kanë hyrë në selinë e sigurimit shtetëror në qytetin lindor Luhansk, kanë konfiskuar armë derisa në qytetin Kharkiv, situata është qetësuar.

Policia lokale në Luhans, ka bërë me dije të hënën se aktivistët pro-rusë kanë hyrë në ndërtesë vetëm pasi që i kanë thyer dyert hyrëse.

Policia ka bërë me dije se i ka mbyllur hyrjet për në qytetin Luhansk dhe atë për faktin se persona të panjohur kanë ngritur barriera në brendësi të qytetit.

Zyrtarët nga qyteti Krahkiv kanë thënë ndërkaq, se protestuesit e kanë bastisur ndërtesën rajonale në këtë qytet.

Ministri i brendshëm ukrainas Arsen Avakov ka njoftuar përmes rrjetit social se “seperatistët” nuk janë më në ndërtesë.
XS
SM
MD
LG