Ndërlidhjet

logo-print

Yatsenyuk e fajëson Moskën për ngjarjet në Ukrainë


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, e ka akuzuar sot Rusinë se qëndron prapa protestuesve, të cilët i kanë pushtuar objektet qeveritare në qytete të ndryshme në lindje të Ukrainës.

Sipas Yatsenyuk, Moska po bën përpjekje që ta shpartallojë Ukrainën.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, ai tha se një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Yatsenyuk tha sot gjatë mbledhjes së qeverisë se po përdoret një plan anti-ukrainas i cili mund të rezultoj me hyrjen e trupave të huaj në territorin e Ukrainës.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka bërë me dije në anën tjetër, se një ushtarak rus e ka vrarë një oficer detar të Ukrainës, në gadishullin Krimeja.
XS
SM
MD
LG