Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Arrestohen dy punonjës të sigurisë kombëtare


Ilustrim

Ilustrim

Dy zyrtarë të Komitetit Shtetëror për Siguri Kombëtare në Kirgizi, janë arrestuar në lidhje me vrasjen e një gazetari.

Përfaqësues nga prokuroria e përgjithshme e Kirgizisë i ka thënë radios Evropa e Lirë se personat, identitetin e të cilëve nuk e kanë bërë publik, janë arrestuar të shtunën ngase hetuesia në shtetin fqinj të Kazakistanit, kishte shfaqur dyshime mbi ta.

Gazetari kirgiz me origjinë ruse Genadi Pavlyk ka vdekur në dhjetor të vitit 2009, disa ditë pasi që ishte hedhur nga një ndërtesë në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty.

Kolegët dhe të afërmit e të ndjerit, kanë thënë se vrasja ka qenë e motivuar politikisht.

Një oficer i shërbimit kirgiz të sigurisë si dhe dy qytetarë nga Kazakistani janë gjetur fajtor për përfshirjen në këtë vrasje dhe dënimi me burg ndaj tyre është shqiptuar në vitibn 2011.
XS
SM
MD
LG