Ndërlidhjet

Kazakistani me alternativa të reja për eksportimin e naftës


Ilustrim

Ilustrim

Kazakistani është duke shqyrtuar alternativa të tjera për të eksportuar naftën nga frika se sanksionet e perëndimit të vendosura ndaj Rusisë, mund të ndikojnë në sektorin energjetik të vendit.

Ministri kazak i naftës dhe gazit, Uzaqbai Qarabalin, tha sot para ligjvënësve, se sanksionet ndaj Rusisë, mund të ndikojnë në rënien e sasisë së naftës që transportohet nga Astana për në tregjet e jashtme, përmes tubacioneve ruse.

Qarabalin tha se Astana duhet të përqendrohet në linjën Azerbajxhan-Gjeorgji-Turqi.

Astana sipas tij, duhet të bëjë përpjekje që në të ardhmen e afërt, të rritë eksporin e naftës në Kinë, Uzbekistan dhe Turkmenistan.
XS
SM
MD
LG