Ndërlidhjet

Mbikqyrsi i kërkimeve të aeroplanit, i inkurajuar me gjetjet e fundit


Ilustrim
Ilustrim
Një zyrtar australian, i cili mbikqyrë kërkimet për aeroplanin e zhdukur të kompanisa Malajzia Airlines, bën me dije se zërat nënujorë të regjistruar nga pajisjet e një anijeje të marinës australiane, përputhen me regjistrimet e kutisë së zezë të një aeroplani.

Angus Huston e ka cilësuar këtë si “shumë inkurajuese”.

Por, ai ka thënë sot mund të nevoiten ditë për të konfirmuar nëse sinjalet e regjistruara nga anija Ocean Shield, janë të vërtetë nga regjistrimet e fluturimit 370.

Ai ka thënë se zhurmat duhet të anlizohen tutje.

Aeroplani me 239 persona në bord, është zhdukur më 8 mars teksa po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.
XS
SM
MD
LG