Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Aktivistët prorusë shpallën “republikë” në Donjeck


Pamje nga Berlini

Pamje nga Berlini

Aktivistët prorusë, që e kanë okupuar ndërtesën e administratës rajonale në qytetin ukrainaas të Donjeckut, kanë votuar për ta shpallur sovranitetin e të ashtuquajturës “Republikë Popullore të Donjeckut”.

Menjëherë pas kësaj, është kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dërgimi i “kontigjentit të përkohshëm të paqeruajtësve”.

Nga ana tjetër, qeveria e Gjermanisë thotë se është “shumë e shqetësuar” për zhvillimet në pjesën lindore të Ukrainës, ku janë okupuar ndërtesat shtetërore nga ana e protestuesve prorusë, ka thënë sot një zëdhënës i qeverisë.

“Zhvillimet e fundit në Donjeck dhe Harkov, janë gjëra për të cilat ne në qeverinë gjermane jemi shumë të shqetësuar”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Mëtutje, në një konferencë për media në Berlin, ai ka theksuar se “duhet urgjentisht ta ripërtrijmë thirrjen tonë te të gjithë ata në poste me përgjegjësi për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit dhe në evitimin e përshkallëzimeve të tilla”.
XS
SM
MD
LG