Ndërlidhjet

NATO: Nuk ka ndryshim të pozicionit të ushtarëve rusë afër Ukrainës


NATO-ja thotë se nuk sheh ndryshime të rëndësishme në pozicionimin e ushtarëve rusë në kufirin lindor të Ukrainës, ka thënë sot një zyrtar ushtarak i NATO-s në Bruksel, pasi protestuesit prorusë i okupuan ndërtesat qeveritare në tri qytete lindore në Ukrainë.

“Ne nuk shohim ndryshime të rëndësishme të dispozicionit të trupave ruse në lindje të kufirit ukrainas”, tha ky zyrtar ushtarak i NATO-s, i pyetur nëse aelanca veriatlantike ka parë ndonjë lëvizje nga forcat e Rusisë afër kufirit me Ukrainën, raporton Reuters.

Zyrtarët e NATO-s vlerësojnë se Rusia i ka afro 40 mijë ushtarë afër kufirit lindor të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG