Ndërlidhjet

logo-print

Pistorius kërkoi falje nga familja e dashnores


Oscar Pistorius në gjykatë

Oscar Pistorius në gjykatë

I akuzuari për vrasjen e dashnores së tij, Oscar Pstorius, e ka filluar sot mbrojejn e tij në procesin gjyqësor në Pretorie të Afrikës Jugore, duke kërkuar falje nga familja e dashnores së tij.

Pistorius tha se ai “ishte përpjekur ta mbrojë Reevan” dhe ka përsëritur se ai gabimisht ka shtënë kundër saj duke menduar se ndonjë keqbërës ishte në banjo të tyre.

27 vjeçari Oscar Pistorius, tha se kishte marrë hapa kundër depresionit, pak kohë pasi e vrau dashnoren Reeva Steenkamp, dhe se kishte probleme gjatë gjumit.

Prokurorët e akuzojnë Pistoriusin për vrasje të paramenduar.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Oscar Pistorius, atlet me dy këmbë të amputuara, ishte njëri nga sportistët më të njohur invalidë në Olimpiadën Paralimpike në vitin 2012 në Londër.
XS
SM
MD
LG