Ndërlidhjet

Hagel: Vizitë e paprecedente në aeroplanbartësin kinez


Chuck Hagel gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel

Chuck Hagel gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, e ka bërë një vizitë të paprecedente në aeroplanbartësin e vetëm të Kinës.

Zoti Hagel sot ka qëndruar në aeroplanbartësin Liaoning në portin lindor kinez, Qingdao.

Ky qëndrim u bë në fillim të vizitës triditëshe të zyrtarit të lartë amerikan në Kinë, që është vizita e tij e parë në këtë vend, prej se u emërua në postin e sekretarit të mbrojtjes.

Një zyrtar amerikan e ka përshkruar këtë vizitë si gjest qartas të sinqertë të transparencës nga ana e Kinës, përkundër dallimeve të Pekinit me Uashingtonin, për çështjet kryesore të sigurisë rajonale.

Liaoning është anije e epokës sovjetike, të cilën Kina e ka blerë nga Ukraina në vitin 1998, dhe e ka riparuar në aeroplanbartës kinez, që shihet si simbol i rritjes së fuqisë detare të Kinës dhe ambicjeve më të mëdha për ndikim global.

Besohet se Chuck Hagel ishte zyrtari i parë i jashtëm të cilit i është lejuar vizita në aeroplanbartësin Liaoning.
XS
SM
MD
LG