Ndërlidhjet

Moskë: Ukraina të mos e fajësoj Rusinë


Aktivistët prorusë në Donjeck e kanë okupuar ndërtesën qeveritare rajonale

Aktivistët prorusë në Donjeck e kanë okupuar ndërtesën qeveritare rajonale

Ministria e jashtme e Rusisë ka kërkuar nga Kievi që të mos e fajësoj Moskën lidhur me zhvillimet në Ukrainë.

Këto komente u bënë pasi presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, sot e fajësoi Moskën për kryengritje në disa qytete në pjesën lindore të Ukrainës.

Turchynov tha se kryengritja ishte “vala e dytë e operacionit special të Rusisë kundër Ukrainës”, duke iu referuar ngjarjeve në tri qytete, përfshirë Donjeckun, ku dje aktivistët prorusë i kanë okupuar ndërtesat qeveritare rajonale.

Në Donjeck, aktivistët që i okupuan ndërtesat qeveritare, e shpallën “Republikën e Popullit” separatiste dhe kërkuan referendum për të ardhmen e rajonit.

Ministria e jashtme i ka përsëritur thirrjet e autoriteteve të Rusisë për reforma kushtetuese, me të cilat rajonave ukrainase do tu jepej më tepër autoritet.

Moska tha se nëse Kievi vazhdon të veproj në mënyrë të “papërgjegjshme”, atëherë Ukraina do të ballafaqohet me vështirësi dhe kriza të reja.
XS
SM
MD
LG