Ndërlidhjet

Britani: Kongresi amerikan të mos e bllokoj reformën e FMN-së


Britania ka kërkuar sot nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara që të mos e vonoj miratimin e reformave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilat do tu jepej më tepër autoritet ekonomive në zhvillim.

Ministri britanik i financave, George Osborne, në një fjalim në Rio-de-Zhanejro, tha se është koha që vendet si Brazili të fitojnë zë më të fuqishëm në FMN.

“Dështimi nga Kongresi i SHBA-ve për t’i ratifikuar reformat e pajtuara të FMN-së është gjë e keqe për institucionin dhe për komunitetin ndërkombëtar”, tha Osborne dhe ka shtuar se “kërkon nga administrata dhe kongresi të veprojnë për t’i miratuar ato tash”, raporton agjencia Reuters nga Londra.

Më vonë këtë javë, ministri Osborne do të marrë pjesë në takimin dyvjeçar të politikbërësve në FMN në Uashington, ku me gjasë çështja e reformave përsëri do të jetë në rend të ditës
XS
SM
MD
LG