Ndërlidhjet

Kerry paralajmëron Lavrovin kundër trazirave në Ukrainë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka thënë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se çdo përpjekje tjetër e Rusisë për të destabilizuar Ukrainën do të ketë kosto më të madhe për Moskën.

Gjatë bisedës telefonike, Kerry i ka thënë Lavrovit se ngjarjet në lindje të Ukrainës nuk ka ndodhur spontanisht.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka “prova të fuqishme” se disa protestues pro-rusë janë paguar për të shkaktuar trazira.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka fajësuar Moskën për dhunën në lindje të vendit.

Aktivistët pro-rusë kanë pushtuar ndërtesën e qeverisë rajonale në Donetsk dhe e kanë shpallur këtë rajon “republikë”.
XS
SM
MD
LG