Ndërlidhjet

Vriten 30 militantë në Baluçistan të Pakistanit


Pakistan
Pakistan
Zyrtarët pakistanezë thonë se së paku 30 militantë separatistë janë vrarë më 7 prill në përleshjet me forcat e sigurisë, në jugperëndim të provincës Baluçistan.

Ministri i Brendshëm i provincës, Sarfraz Bugti, ka thënë se forcat e sigurisë kanë konfiskuar sasi të mëdha të armëve gjatë bastisjeve në qarqet Khuzdar dhe Kalat.

Ai ka thënë se dhjetë ushtarë janë plagosur gjatë operacionit.

Kryengritësit separatistë, të cilët luftojnë për pavarësi, fajësojnë qeverinë federale për shfrytëzimin e burimeve natyrore në Baluçistan dhe për neglizhimin e varfërisë së banorëve.

Ata shpesh sulmojnë caqet e qeverisë dhe forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG